Përveç përfitimeve të kënaqësisë dhe atyre të shëndetit, si femrat po ashtu edhe meshkujt ndiejnë edhe emocione të tjera gjatë aktit, të cilat jo domosdoshmërisht janë pozitive. Është fjala për emocione negative sikundër janë ankthi, pasiguria dhe frika etj. Superdrug Online Doctor ka anketuar rreth 2000 evropianë dhe amerikanë rreth frikërave më të madha në dhomën e gjumit dhe rezultatet janë si më poshtë.
Frikërat e meshkujve
1- Partnerja ka një sëmundje seksualisht të transmetueshme
2- Partneria nuk do të kënaqet në shtrat apo nuk do të kalojë në orgazëm
3- Do të çahet prezervativi
4- Do të ejakuloni shumë shpejt
5- Partneres nuk do i dukeni tërheqës
6- Nuk do të jeni të aftë të performoni pozicione të caktuara
7- Nuk do të jeni të mirë në seks
8- Partnerja do të mendojë se nuk keni përvojën e duhur
Frikërat e femrës
1- Partneri nuk do të dojë të mbajë një perzervativ
2- Partneri ka një sëmundje seksualisht të transmetueshme
3- Do të çahet kondomi dhe nuk do e kuptoni në kohë
4- Partneri nuk do të mendojë se keni një trup seksi
5- Do t’ju kërkohet të bëni diçka për të cilën nuk ndiheni rehat
6- Nuk do të mundeni të kënaqni partnerin
7- Nuk do të kënaqeni e nuk do të përjetoni një orgazmë
8- Nuk jeni e aftë në seks
9- Do t’ju ndodhë diçka e pazakontë që do t’ju vërë në siklet