Nga sot nuk do të mundni më të blini në tregun e rrobave të përdorura, që ndodhet pranë spitalit nr. 5 në Tiranë. Mëngjesi i ditës së parë të këtij marsi nuk ishte aspak i mirë për tregtarët romë të tregut të rrobave të vjetra.
Tregtarët u shprehën se punonjësit e policisë bashkiake u shfaqen në tezgat e tyre pa u lajmëruar më herët, duke u kërkuar që të largohen. Pas kësaj nisi edhe një përplasje mes dy palëve.
Në lidhje më këtë rast foli përfaqësuesi i tregtarëve romë, i cili ka thënë se nuk mund të largohet asnjë tregtar rom pa një mjet identifikues të policisë bashkiake.
Ende nuk dihet se ku do të zhvendoset tregu i rrobave të përdorura.