Një megaoperaciom është duke u zhvilluar nga ana e SPAK në disa qytete të vendit.
Operacioni është shtrirë në Elbasan, Durrës e Tiranë për goditjen e grupeve kriminale.
Në qytetin e Elbasanit janë arrestuar të paktën 10 persona. Sipas burimeve në këtë qytet urdhër-arrestet janë lëshuar për llogari të një grupi kriminal mjaft të fuqishëm, që janë lakuar së fundmi për disa ngjarje kriminale.
Ndërkohë, janë lëshuar urdhër-arreste për Ervis Martinajn, Suel Çelën, Kamer Mehjan dhe Talo Çelën.
Mësohet se mes personave të arrestuar ka edhe efektivë policie që kanë ndihmuar personat në kërkim.