Aktualitet Dy persona morën pjesë në atentatin ndaj Arben Mërkurit. 20 të shoqëruar...

Dy persona morën pjesë në atentatin ndaj Arben Mërkurit. 20 të shoqëruar deri më tani

20 persona janë shoqëruar deri më tani për vrasjen e Arben Mërkurit  (Ismaili), i ekzekutuar një natë më parë në Durrës.

Në atentat dyshohet se morën pjesë 2 persona, njëri në rolin e atentatorit e tjetri në drejtim të mjetit.

Autoritetet thonë se po hetojnë në disa pista.

48-vjeçari Arben Mërkuri mbeti i vrarë në dyqanin e tij në zonën e Sukthit, mbrëmjen e së mërkurës. Autori doli nga mjeti dhe hapi zjarr në drejtim të 48-vjeçarit, i cili mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Mërkuri ishte person me precedentë penalë.

Ai njihej me pseudonimin “Maneci”. Në skedat e Policisë së Durrësit, ai evidentohet si person me precedent në fushën e lëndëve narkotike. Ndër të tjera në skedarët policorë dyshohet për krime kundër personit, të tilla si vrasje me pagesë, por zyrtarisht asgjë nuk është e dokumentuar.

Gjithashtu, Arben Mërkuri është një nga personat e dyshuar që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin barbar të biznesmenit libanez Fadi Mitri, ngjarja e ndodhur në vitin 2016.