Mbrëmjen e 17 qershorit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u organizua në Toskana dhe ishte shumë private e me pak të ftuar.
Çifti vendosi ta mbajë larg vëmendjes mediatike, duke mos lejuar që të ftuarit të zbulojnë detaje nga ceremonia.
‘Revista Who’ ka zbardhur disa detaje interesante. Raportohet se çifti ka marrë një urim nga vetë Papa Françesku.
Ndërsa një tjetër moment shumë i ëmbël ishte ai kur Flori Mumajesi i dhuroi Arbanës dhe Eduartit në ditën e tyre më të rëndësishme një këngë, të shkruar posaçërisht për ta. Akoma më i veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit.
Këngën e këndoi vetë Flori, shoqëruar edhe nga Bruno dhe Klajdi.