Ekonomi Nga vaji te mielli, Bordi cakton çmimet për produktet ushqimore bazë

Nga vaji te mielli, Bordi cakton çmimet për produktet ushqimore bazë

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në mbledhjen e radhës, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen.

Pas analizimit marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

381 lekë/litër për vajin e lulediellit

79  lekë/kg për miellin masiv

“Ky vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim”, thuhet në njoftim.