Sport Ancelotti hyn në histori: I vetmi trajner që ka fituar në 5...

Ancelotti hyn në histori: I vetmi trajner që ka fituar në 5 kampionatet kryesorë

Vitrina e shtëpisë së Ancelotti zbukurohet me një tjetër titull, atë të kampionatit që fitoi sot me Real Madrid, që zë vendin e fundit pas trofeve të fituar në Serie A, Premier, Bundesligë dhe Ligue 1.

Pas triumfeve me Milan, Chelsea, Bayern dhe Psg, Carlo Ancelotti ngre edhe trofeun kombëtar të Spanjës me Real dhe bëhet trajneri i vetëm i historisë që triumfon në pesë kampionatet kryesore europiane.

Bëhet fjalë për trofeun e 22 të fituar në karrierën e gjatë dhe fituese si trajner, në të cilën numërohen edhe plot 3 Champions League.

Sa për kronikën e ndeshjes, Real Madrid ka fituar sot matematikisht titullin kampion në La Liga, i cili është i 35 në historinë e klubit që prej krijimit të tij.

Madrilenët kanë fituar 4-0 ndeshjen e radhës ndaj Espanyol, duke u shkëputur 17 pikë nga vendi i dytë, tashmë që kanë mbetur dhe 4 javë deri në përfundimin e kampionatit.

Real tashmë mbetet i fokusuar në ndeshjen e mesjavës, ku do të presë në shtëpi Manchester City, ndaj të cilit do të luftojë për të siguruar finalen e radhës në Champions League.