Etimologjia e emrit Europë nuk është e sigurtë.
Sipas disa historianëve emri Europë vjen nga fjala semitike ereb, “perëndim”, fjalë me të cilën fenikasit (1500-600 përpara Krishtit) cilësonin të gjitha vendet në perëndim të Sirisë, ku ata jetonin.
Emri mitik: Sipas disa studiuesve të tjerë, emri ka origjinë greke.
Në mitologjinë antike greke, Europa ishte një princeshë, të cilën Zeusi e rrëmbye pasi mori formën e një demi të bardhë. Ai e dërgoi atë në ishullin e Kretës ku ajo lindi Monosin, Radamantusin dhe Sarpedonin.
Për Homerin, Europa ishte një mbretëreshë mitologjike e Kretës, dhe jo një figurë gjeografike.