Politika Nga Xhaçka te Spiropali, Rama tregon me kë është i pakënaqur, zbardhen...

Nga Xhaçka te Spiropali, Rama tregon me kë është i pakënaqur, zbardhen detaje nga Asambleja e PS

Që prej orës 10:00 po vijon mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe mesa duket kryeministri Edi Rama është shumë kritik për punën e bërë deri më tani.

Ai ka mbetur i pakënaqur nga Tirana dhe Kavaja, e për këtë i ka kërkuar llogari kryebashkiakut Erion Veliaj dhe i ka ngarkuar detyrën për të bërë gati një listë me të gjithë anëtarët dhe krerët e organizatave që nuk kanë qenë aktivë.

Më herët, kritika pati për Etjen Xhafajn me argumentin se ky i fundit nuk ka bërë një analizë të hollësishme për performancën e PS në Bashkinë e Kavajës.

Ndërkohë, jo i kënaqur ka qenë edhe me punën e drejtueses politike Elisa Spiropali, ku performanca e saj është vlerësuar në masën 45%.

Ndërkohë, kryesocialisti iu ka përsëritur edhe njëherë anëtarëve të Asamblesë se “partia nuk bëhet me punësimet në shtet”.

“Mos më thoni që partia behët me punësime në shtet”, mësohet të ketë thënë Rama.

Më herët, në Asamble kritika pati edhe për Olta Xhaçkën, ish-ministres, për shkak se që nga largimi nga detyra si pjesë e kabinetit qeveritar nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale. Madje është marrë si shembull i keq se si një anëtar i PS-së nuk duhet të jetë.