Ish-Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, do të nisë një shfaqje gatimi për fëmijë në Netflix.
Obama do të jetë ylli dhe producentja ekzekutive e “Waffles + Mochi”, i cili do të nisë transmetimin, duke filluar nga 16 marsi.
Drejtuar një publiku në moshë të re, shfaqja do ketë si protagoniste dy kukulla me emrat Waffles dhe Mochi, dhe Obamën si pronare e një supermarketi. Shfaqja do të tregojë udhëtimin e tyre, ndërsa ata përpiqen të bëhen shefa të kuzhinës.
“Me ndihmën e fytyrave miqësore si pronarja e supermarketit, znj. Obama, dhe një karrocë magjike blerëse si udhërrëfyese, Waffles dhe Mochi udhëtojnë në kuzhina, restorante, ferma dhe shtëpi në të gjithë botën , duke gatuar receta me përbërës të përditshëm, së bashku me kuzhinierë të njohur, fëmijë dhe njerëz të famshëm”, tha Netflix në një deklaratë duke përshkruar shfaqjen.
Tema e shfaqjes përputhet ngushtë me programin “Le të Lëvizim” të ish-presidentit, Barak Obama. Fushata e shëndetit publik, kishte për qëllim frenimin e mbipeshës së fëmijëve dhe u përpoq të ndihmojë familjet të kenë qasje në ushqime të shëndetshme, të përballueshme dhe të rrisin aktivitetet e tyre fizike.
“Waffles + Mochi” është vetëm një nga ndërmarrjet e shumta të ish-zonjës së Parë në media. Dokumentari i saj “Becoming” është tashmë në Netflix dhe në vitin 2020, ajo nisi një podcast në Spotify.