Ish-Presidenti i Brazilit, Michel Temer, është arrestuar të enjten si pjesë e një hetimi për korrupsion në ndërtimin e impiantit bërthamor Angra 3.
Lajmi bëhet i ditur nga Reuters, i cili citon prokurorë të përfshirë në çështje. Arrestimi i Temer, i cili i mohon të gjitha akuzat, është konfirmuar edhe nga avokati i tij.
Temer, i cili shërbeu si President i Brazilit nga viti 2016 deri më 31 Dhjetor 2018, mori drejtimin e vendit pas pezullimit të Dilma Rousseff, me të cilën kishte punuar si zv/President për 6 vite. Në muajin Janar, Jair Bolsonaro u zgjodh si pasues i Temer në detyrë.
Kjo nuk është hera e parë që Temer akuzohet për korrupsion. Gjatë Presidencës, ai ishte akuzuar për ryshfet, por akuzat u bllokuan nga aleatët e tij në dhomën e ulët të kongresit.
Një tjetër President i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, po vuan dënimin pasi është dënuar me 12 vite heqje lirie pas akuzave për korrupsion.