Një ngjarje tronditëse është ajo që ka ndodhur këtë të martë në fshatin Mujalli të Fierit.
Një fëmijë vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për t’u gjetur më pas i groposur, në shtëpinë e fqinjit të tij. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani dhe mësohet se jetonte i vetëm. Ai u arrestua nga policia.
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë mësohet se vite më parë ka terrorizuar një vajzë adoleshente 16-vjeçare për ta vrarë, por ajo i kishte shpëtuar nga duart. Bashkë me një tjetër person, ai e mori peng të renë dhe e dhunoi për rreth 20 minuta.
Në këtë rast ngjarja ndodhi në fshatin Grecalli, ndërsa ata u dënuan me 4 vjet burg.
Sa i përket krimit të ndodhur këtë të martë, burime bëjnë të ditur Klodian Çalamani dyshohet se e ka vrarë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në një cep të oborrit të tij 8-vjeçarin. Policia thotë se po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Autori dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.