“Mund të jemi edhe kriminelë, shpërndarës droge, keqbërës, por edhe ne kemi ndjenja. Një qen nuk mund të fajësohet dhe për këtë që ndodhi na vjen keq edhe neve. Ndoshta keni menduar se kemi hapur një shishe për të festuar, por nuk është kështu. Mirupafshim policë, gjueti të mbarë. Mirupafshim Rocky”.
Ky është teksti i një letre të gjetur ngjitur me derën e stacionit të policisë lokale në verilindje të Viçencës, lënë aty nga trafikantët e drogës për qenin e policisë, i cili përdorej për të gjetur lëndën narkotike.
Për të vërtetuar autorësinë e letrës, trafikantët kishin ngjitur në të edhe një qese me lëndë narkotike.
Qeni Rocky, një pastor gjerman, ngordhi në moshën trevjeçare për probleme në stomak. E me sa duket, pavarësisht se gjurmonte trafikantët, edhe atyre u ka mbetur në zemër.