Sport Zyrtare/ Tottenham merr vendimin surprizë, shkarkon Pochettinon

Zyrtare/ Tottenham merr vendimin surprizë, shkarkon Pochettinon

Mauricio Pochettino nuk do të jetë më trajner i Tottenham Hotspur.

Është ky lajmi surprizë që vjen nga mediat britanike, që konfirmojnë se “gjelat” kanë zyrtarizuar shkarkimin e argjentinasit.

“Ne ishim jashtëzakonisht të gatshëm për të bërë këtë ndryshim. Nuk është një vendim që bordi ka marrë lehtë, por as nuk është nxituar. Për fat të keq, rezultatet negative në fund të sezonit të kaluar dhe fillimin e këtij sezoni kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese”, tha presidenti i “ottenham, Daniel Levy.

47-vjeçari ka drejtuar nënkampionët e Europës në 5 vitet e fundit. Vitin e kaluar Tottenham humbi përballë Liverpool në finalen e Champions League.