Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi sot listën me 15 kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.
Në listën e bërë publike, vihet re përjashtimi nga gara e drejtueses aktuale të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe te ish-kreut të kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.
Të përjashtuar janë edhe dy prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”.
Lista përfundimtare në bazë të pikëzimit, pritet të shpallet nesër. Por sipas gjasave, jo të gjithë prokurorët në listë plotësojnë kriteret. Në këto kushte KLP do të rihapë garën për kandidatët e rinj deri në formimin e strukturës me 15 prokurorë. Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, njw nga organet kyç të Reformës në Drejtësi pritet të nisë punë në shtator.
Emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK:
1-Altin Dumani
2-Anton Martini
3-Elisabeta Imeraj
4-Arben Kraja
5-Doloreza Musabelliu
6-Klodian Braho
7-Enkeleda Millonaj
8-Manjola Kajana
9-Edvin Kondili
10-Ened Nakuçi
11-Elida Kaçkni
12-Ndini Tavani
13-Behar Dibra
14-Anita Jella
15-Besnik Muçi