Politika Nikolla pas rikonfirmimit si ministre e ka një propozim për Bashën

Nikolla pas rikonfirmimit si ministre e ka një propozim për Bashën

Lindita Nikolla, e cila pritet të marrë sërish postin e ministres së Arsimit, ka reaguar për akuzat e kreut të opozitës, Lulzim Basha në lidhje me shpërndarjen e teksteve mësimore në disa kancelari, çka ka krijuar kaos total te prindërit që presin në rradhë për orë të tëra.

Nikolla i kujton kreut të opozitës së dikasterin prej tre muajsh e ka drejtuar e zgjedhura e tij, si edhe kërkon takim me të, për të dëgjuar idetë e Bashës për Arsimin.

STATUSI

Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj!

Mbase nuk e dini edhe që pavarësisht dorëheqjes, e zgjedhura juaj ka qënë shumë aktive në çoroditjen e dikasterit përmes vendimeve e veprimeve të paligjshme. Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re.

Prandaj po jua bëj me dije.

Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj.

Megjithatë, me të marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, une do iu kërkoj një takim për të dëgjuar idetë tuaja dhe në vazhdimësi, do te dëgjoj me respekt çdo ide a sugjerim tuajin apo të grupit tuaj parlamentar.

Shumë faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj si kryetar i opozitës në katër vitet e ardhshme.