Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë znj. Irsa Ruçi dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka, firmosën sot më datë 17 korrik Marrëveshjen e Bashkëpunimit, që i hap rrugë një prej nismave më të mëdha të krijuara ndonjëherë në fushën e sipërmarrjes rinore dhe përthithjes së ideve inovatore prej pjesës më aktive të shoqërisë: Rinisë sonë!
Kjo ishte njëra fazë, për të vazhduar me hallkat e nevojshme që kanalizojnë të gjitha energjitë në një burim; “T’i japim vlerë dhe zë dijes rinore”.
“Jemi 11 Institucione shtetërore dhe private, që kemi vullnetin të prodhojmë një rezultat fantastik, i cili nxit punësimin, inovacionin, gjenialitetin dhe prodhimtarinë e Rinisë shqiptare”, u shpreh drejtoresha e SHKR, Irsa Ruçi.