Qeveria franceze njoftoi sot fillimin e programit ”Të mësojmë të ngasim biçikletën”, dedikuar fëmijëve nga 6-11 vjeç, një zgjedhje me dëshirë, por që shteti kërkon ta nxisë.
”Shoqata si Federata Franceze e Çiklizmit apo Federata e Përdoruesve të Biçikletës mund të marrin përsipër së bashku me Kujdesin në Rrugë disa orë mësimi si për fëmijët në mënyrë individuale apo shkollat që e dëshirojnë ta përkrahin një nismë të tillë”, bën të ditur Ministria franceze e Sporteve.
E konceptuar të kryhet në 10 orë mësimi programi përfshin tre faza: pedalimin, udhëtimin dhe ngarjen për të ecur në mënyrë të pavarur në rrugët publike.