Këngëtarja Nita Latifi e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklin Lekatarit, e cila shkoi në Beograd dhe u shpreh se është “shumë e sigurt në vend ku s’ka shqipe”.
Zhaklina ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku shprehet:
“Zgjohem sot në mëngjes dhe shoh një pseudo-këngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e “Big Brother-it” tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje. Fakti që dikush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura, por duke nxitur urrejtje, tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale.
Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur t’ju shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj, kur të shoh që do të ndërhyni kur ka padrejtësi, kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës, ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga po ju shqiptarë të nderuar. Kështu që, kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive”.
Njerëzit u revoltuan me veprimin e Zhaklinës, duke e cilësuar si provokim komentin e saj se ndihet “e sigurt në një vend ku s’ka shqipe”, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga vendet më pak miqësore me shqiptarët, përgjegjëse për krimet më të dhunshme në historinë e Kosovës.
Ndërkohë, komentuesit shprehen se Zhaklina është me dy standarde, pasi më parë e ka cilësuar Nitën si “Shote Galica”, ndërsa tani e quan “pseudo-këngëtare”.