Extra Fjoralba Ponari flet për veprimin e Zhaklin Lekatarit: Anti-shqiptare dhe çnjerëzore

Fjoralba Ponari flet për veprimin e Zhaklin Lekatarit: Anti-shqiptare dhe çnjerëzore

Zhaklin Lekatari pas sulmeve ndaj Luiz Ejllit, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak se shkoi në Beograd dhe u shpreh se ndihet “e sigurt në një vend pa shqipe”. E para që reagoi dhe e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës ishte Nita Latifi, me të cilën pati edhe një “përplasje” online, ndërsa Zhaklina e quajti “pseudo-këngëtare”

Edhe Fjoralba Ponari u shpreh për këtë veprim në Twitter: “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”.

Më pas, vijoi:

“Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.

Njerëzit u revoltuan me veprimin e Zhaklinës, duke e cilësuar si provokim komentin e saj se ndihet “e sigurt në një vend ku s’ka shqipe”, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga vendet më pak miqësore me shqiptarët, përgjegjëse për krimet më të dhunshme në historinë e Kosovës.