Një 26-vjeçar u soll në gjyq në Gjermani me akuzën për gërvishtjen e 642 veturave me një mjet të mprehtë. Vlerësohet se i ka dëmtuar pronarët e tyre në kuotën 930,000 euro, raporton DW. Prokuroria tha në paraqitjen e saj fillestare se ishte një numër dukshëm më i madh i automjeteve, madje 1.700, dhe një dëm prej 2.3 milion euro, por provat e mjaftueshme ishin “vetëm” për 642.
Pasi mori një numër të madh ankesash nga pronarët e automjeteve të gërvishtura në vitin 2018, policia u detyrua të formojë një njësi speciale për të trajtuar këto raste.
Më në fund, një mëngjes prilli në vitin 2018, ata morën një mesazh nga një grua e cila dëgjoi zhurma të çuditshme jashtë. Kur ajo shikoi nga dritarja, pa një burrë duke ecur nga automjeti në automjet dhe duke i gërvishtur ato. Policia mbërriti shpejt në vendin e ngjarjes dhe arrestoi personin e pikasur, një 26-vjeçar.
Deri më tani, nuk dihet se me çfarë lloj ndëshkimi mund të përballet ky njeri nëse provohet fajtor për të gjithë 642 makinat e gërvishtura, por dëmi material, i cili në shumë gati arrin një milion euro, nuk është në asnjë mënyrë në favor të tij.