Tomas Guidara duket se është një opsion serioz për mbrojtjen e kombëtares sonë. Nga ajo që raportohet nga mediat argjentinase, përkatësisht “ Mundod.Lavoz”, thuhet se trajneri Panucci do të kalojë oqeanin javës që vjen për të takuar mbrojtësin e Belgranos.
Ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe tekniku italian do të mundohet ta bindë të veshë fanellën e kombëtares sonë. 22-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë. “E di kush është, e kam parë, por nuk kemi folur”, komentonte Panuçi përpara disa muajsh kur u pyet për argjentinasin.
Christian Panucci që do t’i tregojë projektin e tij dhe se çfarë roli do të ketë Guidara në të. Lojtari duhet t’i japë përgjigje nëse pranon të bëhet pjesë e një kombëtareje që nuk është ndër më të mirat në Europë, por ndeshet kundër “big”-ve. Një reklamim fantastik për mbrojtësin.