41 vjet më parë, kosovarja Sanije Hyseni, studente në Prishtinë, do dilte para udhëheqësit jugosllav Josif Broz Tito, për t’i dorëzuar atij stafetën e rinisë, pikërisht në Ditën e Rinisë, e cila ishte ditëlindja e Titos – 25 maji.
Në atë ditë, në Stadiumin JNA në Beograd u mbajt një tubim me pjesëmarrjen e mijëra të rinjve nga e gjithë RSFJ-ja, dhe kulmi i ngjarjes ishte ardhja e “stafetës së të rinjve”.
Ndërsa ishte gjallë, Presidenti Josip Broz Tito mori personalisht stafetën, ndërsa pas vdekjes së tij rolin e mori e marrësit e morri përsipër njeriu i parë i organizatës rinore të ish-shtetit.
Në këtë ditë në 1979, Tito mori për herë të fundit stafetën e rinisë. Për ditëlindjen e 87-të të tij, atë ia dorëzoi pikërisht shqiptarja Sanija Hyseni, e cila iu drejtua në gjuhën shqipe.
Një vit më pas, më 4 maj 1980, Tito vdiq, dhe stafeta që ishte në rrugën në Kroaci u transferua dhe u vendos në shtratin e tij të vdekjes në Kuvendin e RSFJ-së. Kështu, Sanie Hyseni, e cila tani jeton dhe punon si mjeke në Kanada, mbeti në histori si personi i fundit që i dorëzoi Titos stafetën e rinisë.