Extra Një darkë tek Nusreti: Kur i sollën faturën, klienti gati ra nga...

Një darkë tek Nusreti: Kur i sollën faturën, klienti gati ra nga karrigia

Nusret Gokçe, i cili prezantohet me pseudonimin Salt Bae, është një kasap dhe kuzhinier turk i cili u bë i popullarizuar botërisht, fjalë për fjalë, brenda natës.

Ai arriti famë ndërkombëtare në 2017, kur mënyra e tij e erëzimit të mishit u bë virale në rrjetet sociale.

Ai mori pseudonimin “Salt Bae” për shkak të lëvizjeve prej balerini me të cilën kripos një biftek, pasi e pret atë në mënyrë profesionale.

Nusreti aktualisht ka 17 restorante në të gjithë botën.

Një burrë i quajtur Jamz ndau në Twitter se kishte darkuar në restorantin e tij në Londër, i cili u hap kohët e fundit.

Fatura totale ishte 1,812  paund (rreth 2,100 euro).

Prandaj, nuk është për t’u habitur që ky njeri mbeti pa fjalë pasi mori një faturë mbi të cilën ishte një shumë marramendëse.

Interesante: katër Red Bull-a kushtuan 44 paund.