Një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim edhe ministrat e kabinetit. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se Rama ka nisur një analizë për punën e Qeverisë.
Të pranishëm në takim janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Rama kërkoi dje në Asamble një mobilizim më të madh të strukturave të PS për t’u vendosur në shërbim të qytetarëve.