Kryesore Një e perlë e Casemiros rrëzon Zvicrën: Brazili kualifikohet në turin tjetër

Një e perlë e Casemiros rrëzon Zvicrën: Brazili kualifikohet në turin tjetër

Pas Francës, skuadra e dytë që kualifikohet për në turin tjetër në Botëror është Brazili, falë një goli në fund të Casemiros, që mundi Zvicrën. Ndeshja e Seleçao nuk ishte spektakolare, por herë të ytë mori tri pikët pa pësuar asnjë gol. Yashmë Zvicrës i duhet të luajë gjithçka për gjithçka ndeshjen pasardhëse, atë me Serbinë.

Ndeshja

Sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë nuk i përmbushi pritshmëritë të paktën në lidhje me Brazilin që vuajti të gjente hapësirat në mbrojtjen e zvicerianëve. I vetmi rast i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 27-të, kur Vinicius Junior u gjend i zbuluar në zonë pas një harkimi perfekt të Raphinhas. Por, sulmuesi i Real Madrid nuk pati qetësinë e duhur për ta dërguar topin në rrjetë dhe goditi keq me portierin Sommer që e ndali në pozicion.

Ndërkohë, në minutën e 44-të, u regjistrua edhe një episod interesant që në fakt nuk kishte lidhje me atë që prodhoi fusha e lojës teksa në impiantin 974 të Dohas ikën dritat. Por, mungesa e energjisë elektrike zgjati për vetëm pak sekonda pasi shumë shpejt u rikthye normaliteti.

Sakaq, fraksioni i dytë nis më vrullshëm me skuadrat që kërkuan fitoren. Fillimisht, ishte mundësia e Zvicrës me Ëidmer që pasoi në zonë, por që shokët e tij nuk përfituan nga një rrëmujë para zonës së portierit Allison ndërsa nga ana tjetër, Brazili u kundërpërgjigj me Richarlison që vetëm disa centimetra e ndanë nga goli pas një harkimi perfekt të Vinicius Junior.

Ndërkaq, në të 64-tën, pesë herë Kampionët e Botës gjetën rrugën e rrjetës me anë të Vinicius, por festa u ndal pas disa sekondave si pasojë e një pozicioni jashtë loje të Richarlison, i cili ishte aktiv në aksionin e golit.

Megjithatë, festa në minutën e 83-të nuk mund të ndalej nga askush pasi Casemiro realizoi një gol mjaft të bukur. Mesfushori i gjendur në zonë, goditi fluturimthi pa u menduar dy herë teksa e dërgoi topin në një zonë ku portieri Sommer nuk kishte asnjë mundësi reagimi.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Brazili pret biletën për në fazën me eliminim direkt pas gjashtë pikëve të plota në dy ndeshjet e para, ndërsa nga ana tjetër Zvicra me tre pikë luan kualifikimin ndaj Zvicrës, aty ku helvetëve do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar më tej.