Bërthama e Tokës u ngurtësua 565 milionë vjet më parë.
Megjithëse planeti jonë është krijuar prej 4.5 miliardë vjet më parë, zemra e tij është ende shumë e re. Ky transformim krijoi një impakt të jashtëzakonshëm në intensitetin e fushës magnetikë së tokës.
Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët pas analizave të kryera mbi disa pjesë shkëmbore antike, të cilat ruajnë gjurmë të fushës së lashtë magnetike.
Studimi është publikuar në revistën Nature Goescience dhe në artikull theksohet pikërisht se bërthama u ngurtësua 565 milionë vjet më parë dhe jo rreth 2 miliardë vjet, siç mendohej deri më sot.
Gjithsesi, brendësia e Tokës është ende enigmë, përsa kohë njeriu nuk ka mbërritur kurrë në thellësitë e planetit.