Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern mori një leksion jete gjatë një vizite te nxënësit e një shkolle me rastin e ditëlindjes së saj të 41-të.
“Kur një fëmijë ju pyet sa vjeç jeni, unë nuk ju rekomandoj t’i thoni ”sa mendon ti”?”, shkroi kryeministrja Ardern në Facebook, pas një vizite në një shkollë në qytetin Uangarei.
“Dhe në rast se po imagjinoni se çfarë më tha ai nxënës për moshën time, atëherë ju them se përgjigjja ishte unë dukesha si ”62 vjeçe”, tha Ardern duke shtuar një emoji të habitur në postim.
Shumë komentues thanë se ajo dukej e jashtëzakonshme dhe gjithashtu se kishte një sens të shkëlqyeshëm humori.
Pas fitores së saj të befasishme në zgjedhje në vitin 2017, 37-vjeçarja e dikurshme u bë kryeministrja më e re në botë.