Një fshat vetëm me vajza… Ky është “problemi” i një rajoni në Poloni që është i banuar prej 300 personash. Ky vend, tash e një dekadë po e pret lindjen e një djali.
Kryetari polak i qarkut të Miejsce Odrzanskie ka premtuar një surprizë për çiftin që lind djalë në fshatin ku vetëm vajza kanë lindur për tash e 10 vite.
Kajmun Frischko, baba i dy vajzave, tha se po mendonte të emëronte një rrugë dhe një pemë lisi në emër të fëmijës së shumëpritur. Autoritetet në fshatin Odrzanskie nuk e dinë pse nuk ka pasur djem të lindur atje që nga viti 2010.
Shefi i zjarrfikësve vullnetarë lokalë, ekip që përbehet kryesisht nga femrat, thotë se lindja e djalit në këtë rajon është bërë joreale.
Fshatarët kanë filluar të shqetësohen për plotësimin e punëve bujqësore në të ardhmen pasi gratë shpesh nuk punojnë për shkak të vështirësisë së punës në fusha.
Rasti i lindjeve të ulëta në radhët e djemve ka nxitur edhe interesin e shkencëtarëve që kanë ofruar të bëjnë kërkime për të hetuar situatën unike.
Edhe pse nuk është e konfirmuar shkencërisht, banorët besojnë se përdorimi i produkteve të kalciumit bën që foshnja të jetë djalë. Por as ajo nuk funksionon.
Megjithatë, statistikat tregojnë se më shumë djem se vajza kanë lindur në Poloni. Në vitin 2017, lindën 207,000 djem në krahasim me 196,000 vajza. Kjo bën me dije se vetëm migrimi i burrave do të ndryshonte situatën e padëgjuar.