Një ngjarje jo e zakonshme është shënuar këto ditë në Suedi, dhe për fatin e mirë, kemi të bëjmë me një aspekt të humanitetit dhe besimit ndërnjerëzor.
Një shofer taksie me origjinë turke që jeton në Suedi është shpallur “heroi i ditës” pasi ia huazoi kartelën e tij bankare një turisti gjerman që ishte për vizitë në qytetin e tij.
Turisti ishte përballur me humbjen e protofolit, cka i kishte shkaktuar atij mjaft vështirësi.
Por me t’u takuar me taksistin Omer Temel, udhëtimi i tij ndyshoi për mirë. Ai e përdori kredit kartelën e taksistit për të gjitha nevojat, dhe pasi shkoi në Gjermani, ia ktheu së bashku me 100 euro shtesë në formë falënderimi.
Shtetasi gjerman kishte ngelur gojëhapur nga gjesti i Temel, duke thënë se fillimisht mendoi oferta e tij bujare ishte një shaka.
Por lajmi i mirë “pushtoi” mediat evropiane, mbase të etura për të shkruar për një besim mes njerëzve.