Greqia fqinje regjistroi mëngjesin e sotëm viktimën e saj të parë nga koronavirusi, ai është një 66-vjeçar i cili e kishte marrë virusin gjatë një udhëtimi në Izrael.
I moshuari gjendej në kujdesin e mjekëve që prej datës 2 mars dhe bëhet me dije se gjatë dy ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua. Vetëm në Qendrën Spitalore Universitare të Rios gjendën të shtruar 16 të tillë.
Sipas autoriteteve në mbarë vendin mund të ketë të tjerë të prekur, por që pritet të kontrollohen në vijueshmëri.