Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në afërsi të urës së Bunës në Shkodër.
I plagosuri i identifikuar si Gëzim Biçi është ndjekur nga autori për disa metra, ku dhe ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur 40-vjeçarin në zonën e shpatullës.
Sipas burimeve, autori e ka ndjekur për disa metra të plagosurit, duke lënë të kuptohet se qëllimi i tij ka qenë për ta vrarë, por nuk ka mundur duke e lënë të plagosur në pjesën e shpatullës.
Ai është marrë me barelë nga mjekët dhe është dërguar në spital.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit të plagosjes.