Aktualitet Pas dy javësh rëndë, punonjësi i Doganës i infektuar me Covid-19 ndërroi...

Pas dy javësh rëndë, punonjësi i Doganës i infektuar me Covid-19 ndërroi jetë, kolegët dedikim prekës

Viktimë e COVID-19 në Shqipëri është edhe një punonjës i Doganës Shqiptare. Kolegët dhe stafi i administratës i ka bërë një ngushëllim në faqen zyrtare në Facebook ku jepen edhe detaje. Mësohet se R.K, ishte shtruar prej ditësh në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.

POSTIMI I DOGANËS SHQIPTARE

Ndërron jetë punonjësi i Doganës, i infektuar me COVID 19

Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.

Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë.

I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Bashkohemi me dhimbjen tuaj!