Në fshatin Thanasaj të Lushnjes, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i personave të cilët këtë të hënë vranë me armë zjarri një 40-vjeçar dhe plagosën 5 persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të Lushnjes. Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr nga një automjet në drejtim të 40-vjeçarit Bledar Muça, pronar i bar Pedonales që ndodhet në këtë qytet.
Në momentin e atentatit ai po pinte kafe me Judin Velon, i cili mbeti i plagosur. Plumbat kapën edhe 4 persona të tjerë. Ata janë Ervis Tafa, Sara Liçi, Majlinda Gjyla dhe Sara Cauli.
Policia thotë se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.