Shkencëtarët kanë zbuluar një gjurmë fosile të një këmbe dinosaurike, rreth 200 milion-vjeçare, gjatë një ekspedite në Antarktidë.
Lloji i saktë i dinosaurit për tani nuk është i qartë.
Trupa dinosaurësh tashmë janë zbuluar në pjesën jugore të vendit, në Victoria, tha kreu i ekspeditës Brad, Andreas Laeufer, por në veri deri tani asgjë nuk është zbuluar.
“Ishte diçka që nuk prisnim”, tha ai për zbulimin e një gjurme të fosilizuar.
“Kjo tregon që Antarktida rreth 200 milion vjet më parë nuk ishte kontinent akulli si sot”, vuri në dukje Laeufer.