Punojnë së bashku, në frontin e parë kundër koronavirusit. Por këta infermierë izraelitë kanë edhe diçka tjetër që i bashkon. Ata kanë vendosur të luten së bashku në këto kohë të vështira. Njëri i drejtuar drejt Mekës tjetri drejt Jerusalemit.
Bëhet fjalë për dy anëtarë të stafit mjekësor të Be’er Sheva në Izrael. Njëri Avraham Mitz është hebre, ndërkohë që Zoher Abu Jama është mysliman.
“Kjo sëmundje nuk bën dallime midis feve ose gjinive. Diferencat i kemi lënë pas, dhe punojmë së bashku”, thonë ata.
Fotografia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë shumë lëvdata. Në Izrael janë rreth 3600 rastet me COVID-19.