Artisti franko-shqiptar, Genc Tukiçi, do të marrë pjesë këtë vit në “Festivalin e RTSH-së” dhe ka një surprizë të bukur për publikun shqiptar.
Bashkë me të do të performojë edhe e bija, Nadia, e cila ka marrë tiparet e të ëmës së saj japoneze.
Nadia është 17-vjeç dhe jeton në Paris.
Ajo ka trashëguar talentit e të atit në muzikë dhe të dy do të sjellin një duet të veçantë të kënduar në shqip.
“Ju flet Tirana”, është titulli i duetit të Gencit dhe Nadias, që do të kthehet në himnin modern të kryeqytetit shqiptar
Baba e bijë do të konkurrojnë në “Festivalin e RTSH-së” me 19 konkurrentë të tjerë.