Një vullnetare humanitare italiane është shndërruar në “lajm dite” në Itali, duke lënë plan të dytë edhe vdekjet që po shkakton koronavirusi në vendin apenin. Ndaj saj është përqendruar në fushatë ultra e djathtë urrejtjeje pasi ajo u la e lirë këtë fundjavë nga robëria 18-mujore e grupit al-Shabab në Somali.
Gjatë asaj kohe, Silvia Romano u kthye në Islam dhe familja e saj konfirmoi se 24-vjeçarja kishte ndryshuar emrin e saj në Aisha.
“Islamike dhe e lumtur. Silvia mosmirënjohëse”, u shkrua të hënën në kopertinën e gazetës së krahut të djathtë Il Giornale.
Një politikan nga krahina e Trevisos shkroi në Facebook se Romano duhet varur. Postimi u hoq.
Romano ishte duke punuar si vullnetare në një jetimore në një fshat në Kenia juglindore kur u mor peng në nëntor 2018.
Ata e kontrabanduan atë përtej kufirit në Somali, dhe është mbajtur peng atje nga grupi al-Shabab.
Mirëseardhje në kishë
Grupi me të cilin ka punuar, “Afrika Milele”, siguron veshje dhe ushqim për fëmijët në Kenia.
“Mirësevini përsëri Silvia, të gjithë ju kemi pritur”, thuhet në një deklaratë në faqen e tyre të internetit.
Kisha në Itali gjithashtu dha një mirëseardhje të ngrohtë për punëtoren humanitar: “Ne e ndiejmë që ajo është vajza jonë,” tha Kardinal Gualtiero Bassetti.
Mediat italiane raportuan se Roma kishte paguar një shpërblim prej rreth 1.5 milion euro për lirimin e Romanos. Por qeveria nuk pranoi të komentojë.
“Imagjinoni: ata morën para në shtëpi, bënë një krim dhe fituan një betejë kulturore në emër të shamisë islamike dhe konvertimit”, tha Matteo Salvini, udhëheqësi i LEGA-s, forcës politike ultra të djathtë të opozitës.
Mediat raportuan që Romano u tha zyrtarëve që ajo zgjodhi të ishte muslimane me vullnetit të saj të lirë pasi lexoi Kur’anin dhe për shkak se rrëmbyesit nuk e abuzuan atë.
“Si naziste”
Alessandro Sallusti, drejtori i gazetës Il Giornale, e cila është në pronësi të vëllait të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, shkroi në Twitter: “Silvia është përsëri, gjallë dhe mirë. Por ishte sikur të shihja një të burgosur kampi përqendrimi të veshur me krenari si nazist. Nuk e kuptoj!”
Në një intervistë për gazetën La Repubblica, një zëdhënës i Al-Shabab, me emrin Ali Dehere, konfirmoi se vërtet për të ishte paguar, por nuk pranoi të thotë se sa para.
“Një sasi do të përdoret për të blerë armë, të cilat na duhen gjithnjë e më shumë për të zhvilluar një luftë të shenjtë. Pjesa tjetër do të përdoret për të paguar tokë, për të paguar shkolla, për të blerë ushqime dhe ilaçe dhe shpërndarë atë te njerëzit tanë, për të trajnuar oficerët e policisë që mirëmbajnë rendin dhe zbatojnë ligjet fetare”, tha ai.
Ai shton se Romano u konvertua në mënyrë vullnetare sepse “qartë pa me sytë e saj një botë më të mirë se ajo që kishte njohur më parë”.