Extra Një Lady Gaga e re? Shqiptarja Ava Max tërheq vëmendjen në MTV...

Një Lady Gaga e re? Shqiptarja Ava Max tërheq vëmendjen në MTV Awards

Ajo ishte kandidate për çmimin e artistes së re më të mirë në MTV Video Music Awards, por pavarësisht nuk arriti të fitonte, Amanda Koçi, e cila në botën e artit njihet si Ava Max, arriti të tërheqë vëmendjen e fansave dhe mediave me pamjen e saj që dukej një përzierje mes Lady Gaga dhe Superwoman. 25-vjeçarja ishte veshur me lëkurë e zinxhirë, çizme me taka të larta dhe një mantel të kuq, ndërsa nuk ishte kursyer aspak me “make up”-in.

Prej disa kohësh tashmë, këngëtarja me origjinë nga Saranda, e lindur në SHBA, ka filluar të ngjisë shkallët e karrierës muzikore, sidomos pas publikimit të videoklipit “Sweet But Psycho” i cili numëron thuajse 416 milionë shikime në YouTube.

Fituesit e MTV Video Music Awards 2019

Video e vitit: Taylor Swift – You Need to Calm Down

Kënga e vitit: Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – Old Town Road (Remix)

Bashkëpunimi më i mirë: Shawn Mendes & Camila Cabello – Señorita

Kënga më e mirë Pop: Jonas Brothers – Sucker

Kënga më e mirë R&B: Normani ft. 6lack – Waves

Kënga më e mirë latine: ROSALÍA & J Balvin ft. El Guincho – Con Altura

Kënga më e mirë rrok: Panic! At The Disco – High Hopes