Edhe një pistoletë stilolaps është në mesin e arsenalit të armëve që u sekuestruan në bazën e armatimeve në Babicë të Vlorës ditën e sotme gjatë aksionit të policisë.
Gjatë aksionit u arrestua Luçiano Deraj, i njohur edhe si Albano Deraj. Ky i fundit u gjet brenda banesës ku ishte baza e armatimit. Ai dyshohet se është pjesë e grupeve kriminale dhe që sipas policisë dyshohet se kishte për detyrë ruajtjen e armëve.
Çfarë u sekuestrua:
snajper, pjesë përbërëse arme luftarake, pistoletë Zastava 10 mm me dy krëhëra, pistoletë dhe 40 fishekë 5.6mm, armë e kalibrit 12 mm, mina me celular, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi optike vëzhgimi, kuti plastike me 200 fishekë 9 mm, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa makinash, çelësa makinash, maska, fenelina, veshje të ndryshme.