Kandidati i dytë i Partisë Demokratike që ka deklaruar se do të futet në garën presidenciale të vitit 2020 është me origjinë meksikane.
Julian Castro shpalli kandidaturën të shtunën, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet edhe shpallja e kandidaturës nga një tjetër figurë e rëndësishme brenda demokratëve, Tulsi Gabbard.
Castro pritet të jetë i vetmi në garë me origjinë “latine”, ndërsa Gabbard është e para anëtare hindu e Kongresit Amerikan.
Por gjithsesi atyre mund t’u shtohen emra të tjerë në listë, ndërsa më shumë se një vit më parë, shpalli kandidaturën edhe John Delaney. Futjen në garë po e konsideron edhe senatorja Elizabeth Warren.
Castro e shpalli kandidaturën në qytetin e tij të lindjes, San Antonio, Teksas, qyteti ku ka shërbyer si kryetar bashkie nga viti 2009 në vitin 2014.
44-vjeçari shihet si një yll në rritje brenda partisë dhe ka shërbyer si Sekretar i Strehimit dhe Zhvillimit Urban nën Presidentin Obama. Duke qenë se është me origjinë meksikane, ai e ka përdorur prejardhjen e tij për të kritikuar disa herë idenë e Trump për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën për të mbajtur jashtë emigrantët nga Amerika Latine.
“I themi “jo” ndërtimit të një muri dhe “po” nedërtimit të komuniteteve”, tha Castro gjatë prezantimit të kandidaturës në San Antoio.