Kryesore Një shqiptar emërohet ambasador i SHBA në Malin e Zi

Një shqiptar emërohet ambasador i SHBA në Malin e Zi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka emëruar Begzat (Bix) Aliun si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Malin e Zi. Kandidatura e tij duhet të miratohet në Kongres dhe Senat, para se të konfirmohet zyrtarisht në detyrë.

Aliu është me origjinë nga trevat shqiptare në Maqedoninë e Veirut. Sipas informacionit të publikuar për të në faqen zyrtare në internet të Shtëpisë së Bardhë, ai ka një diplomë për mjekësi të marrë në Universitetin e Prishtinës, si dhe një master për Studime Strategjike në Kolegjin Amerikën të Luftës në Carlisle, Pensilvani.

Aliu ka mbajtur disa poste të tjera diplomatike më parë, ndër të tjera edhe në Shqipëri. Së fundmi, Aliu ka shërbyer si i ngarkuar me punë në ambasadën amerikane në Budapest. Ndërsa më parë ka qenë zv.shef i misionit diplomatik në ambasadën amerikane në Poloni dhe i ngarkuar me punë aty përgjatë vitit 2021.

Më parë, Aliu ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës amerikane në Krakov të Polonisë, ku është dekoruar me medaljen “Honoris Gratia”, vlerësimi më i madh i qytetit, për punën e tij në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ndër detyrat e tjera që ai ka mbajtur janë zv.shef i misionit diplomatik amerikan në ambasadën e Podgoricës dhe zyrtar i diplomacisë publike në Tiranë.

Përveç shqipes dhe anglisht, Aliu flet edhe gjuhën malazeze, polake, serbo-kroate dhe maqedonase.