Ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë globale si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Italia si një nga vendet më të prekura nga COVID-19 shënon një tjetër ditë të vështirë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe sot më shumë se 200 persona kanë gjetur vdekjen pas komplikacioneve të COVID-19.
“Shumë pacientë nuk arrijmë dot t’i trajtojmë”, doktori tregon tmerrin që po përjetojnë mjekët italianë
Numri total i të prekurve nga koronavirusi shkon në 12.462 raste, ndërkohë që të vdekurit janë deri më tani 827 dhe janë më shumë se 1 mijë personat e shtruar në terapi intensive, duke rrezikuar kolapsin e strukturave shëndetësore italiane, veçanërisht në qytete si Milano dhe Bergamo.