Numri i kandidatëve nga listat e PD që pranojnë mandatin e deputetit sa vjen edhe rritet dita ditës.
Së fundmi Korab Lita ka dorëzuar mandatin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndron Zgjedhor.
Ai ka qenë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike në Tiranë dhe ndodhet i 21-ti në rradhë i cili do të zëvendësojë Dashamir Shehin.
Korab Lita ka qenë dy herë zv.kryetari i Bashkisë Kamëz, numri dy i Xhelal Mziut.
Gjithashtu ai ka marrë pjesë në disa protesta të opozitës si dhe në çadrën e lirisë.
Me marrjen e mandatit nga Korab Lita, Kuvendi bëhet me 100 deputetë.
Deri më tani, pa emrin e tij opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë.