Aktualitet Një tjetër mjek humb betejën me Covid-19

Një tjetër mjek humb betejën me Covid-19

Një tjetër mjek nuk mundi të fitojë dot betejën me virusin Covid-19. Ilirjan Draçi, doktori i njohur në Tiranë është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. U prehsh në paqe dr. Draçi, Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Doktor Draçi ka shërbyer më së shumti për komunitetin e banorëve të Tiranës si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.