Politika Basha: Ndërsa Rama merret me trillime kundër meje, ekonomia jonë është në...

Basha: Ndërsa Rama merret me trillime kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se institucionet ndërkombëtare si FMN e vlerësojnë Shqipërinë si ekonominë më pak të kredituar në Ballkan.

Sipas liderit të opozitës, shqiptarët janë ata që përfitojnë më pak nga skemat e ndihmës ekonomike dhe kjo gjë do të ndryshojë pas 25 prillit.

“Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.

Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!

Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha.