Janë të shpeshta rastet kur ankesat e qytetarëve për problemet e tyre infrastrukturore nëpër zonat ku banojnë nuk marrin vëmendjen e duhur. Por sot do të tregojmë të kundërtën.
Banorët e rrugës “Xhemal Sheh Abazi” në zemër të Tiranës denoncuan para disa ditësh gjendjet skandaloze të rrugës së tyre, që bëhej e pakalueshme në rastet kur kishte reshje shiu.
Pas ankesës së tyre, Bashkia e Tiranës, nën vëmendjen edhe të deputetit Ervin Bushati ka nisur sot restaurimin e kësaj rruge që ishte kthyer në një makth për banorët.
Banorët e kanë përshëndetur veprimin e bashkisë, ndërsa vënë në dukje se shpresojnë që rruga të restaurohet sipas standardeve siç e meriton çdo rrugë e kryeqytetit.