“Pasojat psikologjike të të ndenjurit në shtëpi janë të papërfillshme me pasojat kur në familjen tënde futet Covid”.
Një vajzë e prekur me Covid 19 në kryeqytet ka postuar njw video ku shprehet se ka rezultuar pozitive, edhe pse nuk ka pasur një histori udhëtimi apo kontakte me persona të ardhur nga jashtë, duke thënë se të gjithë jemi të rrezikuar dhe të pambrojtur në momentin që dalim nga shtëpia.
Ajo e përfundon videon me një apel për të gjithë qytetarët që shprehen të irrituar nga masat ekstreme. Ndiqni videon dhe mendohuni për veten dhe për të tjerët.
Videon e saj, që tregon se është e prekur me koronavirus dhe se po vuan shumë, e ka shpërndarë vetë kryeministri Edi Rama, shoqëruar me një postim. Ndiqni videon dhe mendohuni për veten dhe për të tjerët.
Postimi i Ramës:
Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithëve ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë.
Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde.