Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë tek rrethrrotullimi i TEG-ut në hyrje te Tiranës.
Nga përplasja e tre automjeteve u plagosën katër persona, një nga të cilët ka ndërruar jetë më pas në spital.
Ndërsa 3 personat e tjerë, sipas policisë, nuk kanë rrezik për jetën.
Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme.
Sipas të dhënave paraprake, shkak për aksidentin ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit, që mund të ketë sjellë humbjen e kontrollit të mjeteve nga ana e drejtuesve.