Vëllezërit peshkatarë dhurojnë produktet që zënë në det për familjet në nevojë
Në Castiglione della Pescaia peshkatarët Giuseppe dhe Vincenzo Temperani, të cilët kanë gjithë jetën në det duke peshkuar për të nxjerrë të ardhurat e familjes e gjithashtu për të ruajtur pasionin e një tradite familjare, në ditët e fundit kanë vendosur që pas peshkimit, një pjesë të peshkut të zënë ta japin për bamirësi: atyre që u duhet vërtet.
Në pak ditë fjala u përhap në fshat, dhe djemtë Temperani, një pjesë aktive e komunitetit ku jetojnë dhe punojnë dhe gjithashtu ish-garues në sportin e anijeve me vela Palio marinaro, morën shumë vlerësime.
Por, dhurimi i peshkut nuk ishte aq i lehtë sa mund të mendonin.
Para së gjithash, sepse kur kthehesh nga peshkimi me barkën Moto Blu, një nga peshkarexhat më të mëdha të peshkimit në flotën Castiglionese, nuk është e sigurt se aty duke të pritur janë veç njerëzit në nevojë, e para për shkak të rregullave të rrepta që janë vendosur dhe e dyta sepse të pamundurit përgjithësisht kanë shumë dinjitet dhe nuk kërkojnë.
“Ditët tona në det janë gjithmonë të gjata – shpjegon Beppe, i cili gjithashtu ka aplikuar për një pozicion në këshillin e qytetit – Ne dalim në 2 të mëngjesit dhe kthehemi në shtëpi në orën 6.30 të mbrëmjes. Dhe pak ditë më parë kemi menduar që një pjesë të peshkut që kapim, mund t’ua japim atyre njerëzve që javët e fundit u është dashur të bëjnë shumë sakrifica. Ne duhet dhe mund të shkojmë në punë dhe si sipërmarrës e kuptoj shumë mirë që situatat mund të ndryshojnë brenda një kohe të shkurtër, por kjo nuk na ndalon të ndihmojmë ata që fati ka dashur të jenë më nevojtarë se ne”.
Temperani shpjegon se nuk ishte e lehtë të gjeje kanalet e duhura për të arritur tek këta njerëz: “Edhe dhënia e një peshku të vogël mund të bëhet e vështirë – thotë Beppe – por në fund ne përfshimë disa shoqata në këtë nismë, Kryqin e Kuq dhe këshilltarin sociale Sandra Muçiarini. Kështu që kemi gjetur rrugën e duhur”.
Kur u kthyen në port, Temperans, pasi rregulluan peshkun dhe varkën, zgjodhëm pesë / gjashtë paketime me peshk dhe ia dorëzuan mikut të tyre, Massimiliano Palmierit, të dyqanit të peshkut “Il Maremmano”: “Peshku që japim është i gjithi i freskët: ka karkaleca, ngjala, etj, jo të gjitha të zgjedhjes së parë (produkte që njerëzit të një niveli të lartë nuk do ti kishin zgjedhjen e parë), por sigurisht që janë të shkëlqyera sepse janë të freskëta. Vullneti ynë është që të shkojë tek njerëzit që me të vërtetë kanë nevojë për të”.
Edhe kryebashkiaku Giancarlo Farnetani në emër të tërë administratës komunale falënderoi vëllezërit Temperani: “Gjesti i tyre është një gjest i një bujarie të madhe: ata dhurojnë një pjesë të produktit të tyre” – shkruante në llogarinë zyrtare të facebook kryebashkiaku, i cili vazhdonte “është një mesazh i mrekullueshëm human për qytetin Castiglione della Pescaia. Në falënderimin drejtuar vëllezërve Temperani gjithashtu duam të themi faleminderit për të gjithë ata peshkatarë që kanë dhe që janë, duke u dhënë produktet e tyre të ditës Kryqit të Kuq që së bashku me Vab di Castiglione e shpërndajnë atë përmes paketave ushqimore që do të ndahen për familjet në vështirësi. Jemi krenarë për gjeste si këto”, përfundon kryetari i bashkisë”. /Raiuno/